Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas vendimit të qeverisë për shtimin e 630 punonjësve të rinj në Policinë e Shtetit, duke pretenduar se ky vendim lidhet me frikën e kryeministrit Edi Rama përballë protestës studentore. Në reagimin e saj, Zhupa akuzon kryeministrin se po përdor paratë publike për të shtuar forcat policore, të cilat, sipas saj, do të shërbenin për të ushtruar presion ndaj protestuesve dhe për të mbajtur pushtetin. Reagimi i Ina Zhupës: “Edi Rama është tmerruar nga protesta studentore. Dje, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ka marrë një vendim për të shtuar 630 punonjës të rinj në Policinë e Shtetit. 630 vetë, të cilët t’i përdorë për të dhunuar qytetarët shqiptarë, t’i përdorë si milici për të mbajtur karrigen...