Protestat studentore në Shqipëri/ Gazeta belge: Masat e Ramës ngjallin frikën e rikthimit në komunizëm, të rinjtë vijojnë qëndresën

Protestat studentore në Shqipëri/ Gazeta belge: Masat e Ramës ngjallin frikën e rikthimit në komunizëm, të rinjtë vijojnë qëndresën

Protestat kundër qeverisë në Shqipëri dhe masat e paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama për ashpërsimin e legjislacionit mbi tubimet kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta belge “La Libre” i kushton një artikull situatës në vend, duke vënë në fokus shqetësimet për liritë qytetare dhe vendosmërinë e të rinjve për të vijuar protestat. Ajo shkruan se që prej 13 tetorit Tirana është përfshirë nga protesta që në disa raste janë shoqëruar me përplasje të dhunshme dhe dëmtime të pronës. Lëvizja, e cila nisi në maj kundër një projekti ndërtimi pranë një zone natyrore të mbrojtur, është zgjeruar me kërkesa për përmirësimin e kushteve të studimit në universitete, luftën kundër korrupsionit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Media ndalet edhe tek masat e reja të propozuara...