Protestat/ Shkresa urgjente për komisariatet: Jo kontroll telefonave pa autorizim gjykate, kujdes me të miturit dhe gazin lotsjellës
Një shkresë urgjente e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, e firmosur nga zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, kryekomisar Edmond Meshini, u kërkon komisariateve të Tiranës dhe Krujës të marrin masa të menjëhershme për menaxhimin e situatës gjatë protestave të studentëve, me fokus të veçantë te trajtimi i të miturve. Në dokument theksohet respektimi i të drejtave ligjore të të miturve, identifikimi i punonjësve të policisë, ruajtja e pamjeve filmike të datës 19 tetor, si dhe ndalimi i kontrolleve të telefonave dhe kërkimit të fjalëkalimeve pa bazë ligjore. Po ashtu kërkohet që efektivët të njihen me aktet ligjore për përdorimin në mënyrë proporcionale të gazit lotsjellës. Shkresa, e cila mban datën 22 tetor, kërkon gjithashtu garantimin e pranisë së prindit ose kujdestarit dhe psikologut gjatë procedurave me...
Burimi:
ntv.al