Protestat në Tiranë, Rama mesazh demokratëve amerikanë: Mos na përfshini në luftën tuaj me Trumpin
Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat kundër projektit të resortit luksoz në Sazan, të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump. Në një intervistë për WELT, Rama u shpreh se demokratët amerikanë nuk duhet ta përdorin Shqipërinë për përplasjet e tyre politike me Trumpin. “Nëse nuk mundeni ta mundni Trumpin në Amerikë, mos ejani në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë”, tha ai. Protestat kundër projektit kanë vijuar prej më shumë se 120 ditësh, me kundërshtime kryesisht për çështjet mjedisore dhe mungesën e konsultimit publik. Ndërkohë, SPAK po heton çështje që lidhen me dokumentet e pronësisë së një pjese të territorit ku parashikohet investimi. Rama ka deklaruar se negociatat për projektin vijojnë dhe se ndikimi mjedisor do të vlerësohet,...
Burimi:
kohajone.com