Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar demokratët amerikanë për protestat e vazhdueshme kundër projektit të resortit luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump. Në një intervistë për gjermanen WELT, Rama tha se vëmendja ndërkombëtare ndaj protestave në Shqipëri lidhet edhe me atë që ai e cilësoi si “hijen e gjatë të Donald Trump”. “U thashë miqve të mi demokratë në Amerikë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në Amerikë, mos vini në Shqipëri për t’u hakmarrë. Kjo nuk është e drejtë”, deklaroi Rama. “Protestat, të cilat nisën fillimisht kundër projektit të zhvillimit turistik, janë shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe kanë vijuar prej disa muajsh. Flamingoja është kthyer në simbolin e protestuesve, për shkak të shqetësimeve të...