Protestat kundër Ramës/ Një grup intelektualësh letër Marta Kos: Nuk mund të heshtni ndaj dhunës policore kundër të rinjve paqësorë
Një grup juristësh, gazetarësh, deputetësh, përfaqësuesish të shoqërisë civile dhe akademikësh i kanë dërguar një letër komisioneres evropiane Marta Kos, ku shprehin shqetësimin për reagimin e Komisionit Evropian ndaj protestave në Shqipëri. Ata kërkojnë që përgjegjësia për përdorimin e tepruar të forcës nga policia të trajtohet me të njëjtat standarde si dhuna e ushtruar nga protestuesit. Në letrën drejtuar komisioneres Kos, firmëtarët shprehin zhgënjimin për deklaratën e Komisionit Evropian të 18 tetorit, duke argumentuar se ajo dënon aktet e dhunës që u atribuohen protestuesve, por nuk trajton raportimet për përdorim joproporcional të forcës nga policia ndaj demonstruesve paqësorë, përfshirë studentë. Letra në Shqip E nderuar Komisionere Kos, Ju shkruajmë për të shprehur zhgënjimin tonë të thellë lidhur me deklaratën e Komisionit të datës 18 tetor...
Burimi:
gijotina.com