Protesta, u vihet flaka kazanëve te Ministria e Arsimit
Në protestën te Ministria e Arsimit janë ndezur tymuese, si dhe u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave. Qytetarë e studentë kanë shprehur një qëndrim kundër pranisë së deputetëve të PD dhe të Berishës në protestë. “Ne kundërshtojmë praninë e deputetëve, nuk janë të mirëpritur…Si qytetarë i mirëpresim. Ne kemi vetëm një thirrje që të mos sjellin përçarje te një popull që është bërë bashkë dhe duan një Shqipëri të re një Shqipëri më të mirë për të ardhmen, dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit. Deputetët nuk kanë përfaqësuar. Kemi thirrje edhe për dorëheqjen e zotit Rama, por edhe largimin e zotit Berisha nga PD. Ne pranojmë vetëm qytetarë pavarësisht bindjeve të tyre politike. Si studentët është e papërballueshme jetesa në Tiranë, jemi për...
Burimi:
argjiroja.net