Protesta te Kuvendi, arrestohet një person dhe 7 të tjerë procedohen në gjendje të lirë
Nga 8 personat e shoqëruar një ditë më parë pas protestës pranë Kuvendit, policia ka arrestuar vetëm njërin, ndërsa 7 të tjerët do të procedohen penalisht në gjendje të lirë. Raportohet se i arrestuari dyshohet se gjatë protestës ka goditur punonjës të Policisë së Shtetit për shkak të detyrës. Ndërkohë, për 7 personat e tjerë janë nisur procedurat përkatëse penale, ndërsa hetimet për ngjarjet e ndodhura gjatë protestës vijojnë.
Burimi:
gijotina.com