Protesta/ Rama fton sërish studentët në tryezën e dialogut, vendos ftesat para Kryeministrisë
Kryeministri Edi Rama vijon t’i qëndrojë ftesës për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër, në një tryezë të gurtë të vendosur përpara sheshit të kryeministrisë, janë vendosur fletët me mbishkrimin “dialog”. Rama e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga qeveria, por ka shprehur gatishmërinë për bisedime me studentët protestues për përmirësimin e kushteve arsimore. Prej më shumë se dy javësh, grupe të rinjsh e qytetarësh grumbullohen përpara ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ditët e para të protestave u shoqëruan me tensione, përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe dëmtime të godinave shtetërore dhe bizneseve private. Në kuadër të këtyre ngjarjeve, qindra persona janë shoqëruar në komisariate, ndërsa disa të tjerë janë arrestuar...
Burimi:
javanews.al