Protesta para kryeministrisë vijon/ Protestuesit djegin ‘karrigen e dialogut’

Protesta para kryeministrisë vijon/ Protestuesit djegin ‘karrigen e dialogut’

Të rinjtë protestues vijojnë të qëndrojnë para godinës së kryeministrisë, të vendosur në kauzën e tyre: Rrëzimin e qeverisë Rama. Në formë simbolike protestuesit i kanë vënë flakën një karrigeje, si simbol i refuzimit të dialogut që Rama ka bërë thirrje ndërsa nuk ndal dhunën e kërcënimet ndaj studentëve në përpjekje për të  shtypur revoltën e të rinjëve që kërkojnë dorëheqjen e tij. Ndërkohë në sfond vijonin thirrjet: Rama në burg! Edhe sot paradite gjatë një takimi me drejtues të sistemit bankar,Rama paralajmëroi se do të ketë masa ndaluese për të rinjtë dhe familjet e tyre dhe mohim të aksesit në shërbime e mjete të transportit, megjithëse këto masa janë të pazbatueshme për një vend që aderon në konventat e të drejtave të njeriut dhe po negocion për të...