Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia ka shoqëruar disa protestues, të cilët dyshohet se kishin bllokuar hyrjet dhe daljet e Kuvendit. Mes personave të arrestuar është edhe nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Protestuesit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të miratojë në tërësi ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, i njohur ndryshe si ligji për Gjykatën Speciale. Situata vijon të jetë e tensionuar në kryeqytet, ndërsa protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.