Protesta kalon në akte dhune, kapuçonët shkulin kangjella dhe djegin kosha plehrash te ish-“Zogu i zi”! Bllokohet rruga, kaos në qarkullim
Protesta e ditës së sotme ka ndryshuar strategji. Dy orë pas grumbullimit te Ministria e Arsimit dhe bllokimi i qarkullimit te “Rruga e Durrësit”, tubuesit ndryshuan plan dhe nuk u drejtuan tek Kryeministria, por morën drejtimin nga ish-“Zogu i Zi”. Turmës iu bashkuan edhe një grup të rinjsh të njohur si “kapuçonët e zinj”, që rrugës së marshimit sulmuan dhe shkatërruan kangjellat anësore të rrugës, duke i shkelmuar dhe shkulur. Destinacioni i tyre është Kryeministria, por kanë ndjekur itinerar të ri, duke dalë drejt “21 Dhjetorit” dhe më pas bulevardit. Ata më tej bllokuan sheshin te ish-Zogu i zi, duke kaluar në akte dhune, djegie koshash dhe bllokim total të qarkullimit. Ky bllokim shkaktoi kaos në trafik.
Burimi:
javanews.al