Protesta, Gjykata e Tiranës liron 18 protestuesit
Gjykata e Tiranës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin në flagrancë të 18 personave të arrestuar pas protestës së 18 tetorit, duke caktuar për të gjithë masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Sipas vendimit që mban datën 21 tetor, Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahen për çështje të tjera ligjore. Personat nën hetim dyshohen për pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme, kundërshtim të punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, shkatërrim prone dhe prishje të rendit e qetësisë publike. Vendimi mund të ankimohet brenda pesë ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. NJOFTIMI PËR MEDIAN Mbi interesimin publik të shfaqur, komunikojmë në mënyrë zyrtare informacionin si vijon më poshtë: Gjykata...
Burimi:
kohajone.com