Protesta e thirrur nga PD/ Nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, në krye deputetët demokratë
Ka nisur marshimi i protestuesve nga Selia e PD-së drejt Kryeministrisë. Në krye të marshimit janë deputetët demokratë, Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj etj, ndërsa ndiqen nga mbështetësit e PD. Ndërkohë, përpara Ministrisë së Arsimit është thirrur një tjetër protestë nga studentët. Deputetë dhe simpatizantë të opozitës po marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në mbështetje të të rinjve që prej 19 ditësh protestojnë kundër qeverisë. Pas tubimit para Kryeministrisë, demokratët do të vijojnë drejt Ministrisë së Arsimit, ku do tu bashkohen studentëve
Burimi:
gijotina.com