Protesta e thirrur në Tiranë, demokratët e Shkodrës dhe Vlorës nisen drejt kryeqytetit
organizimi i demokratëve TIRANË-Nga Shkodra, Vlora dhe bashkitë e tjera të vendit, demokratët janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare kundër qeverisë. Lëvizja vjen pasi në orën 12:00 Partis Demokratike ka thirrur një tubim në mbështetje të studentëve. Rreth 80 deri në 100 persona të tjerë pritet të nisen nga degët e Partisë Demokratike në Selenicë dhe Himarë. Një pjesë e konsiderueshme e pjesëmarrësve pritet që pas protestës së PD-së t’i bashkohet edhe protestës së studentëve që do të zhvillohet në Tiranë.
Burimi:
zeri.ai