Protesta e studentëve, Balla: 17-vjeçarët janë paguar nga PD, ka dëshmi në prokurori
Taulant Balla TIRANË-Pas seancës plenare të zhvilluara mes tensioneve në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë një deklarate për mediat komentoi protestën e studentëve. Balla ngriti akuza për deputetë të Partisë Demokratike, ku sipas tij opozita ka paguar të miturit në protestë për të ushtruar dhunë ndaj institucioneve. Kreu i grupit parlamentar të PS pretendoi se ka dëshmi në Prokurori nga vetë 17-vjeçarët se janë paguar nga Partia Demokratike. Taulant Balla: Djali im është 17 vjeç, ka të njëjtën moshë me ta, është e paparanueshme që fëmijët të përdoren për dhunë. Kam edhe une informacionet e mia. Drejtohuni Prokurorisë së Tiranës, dhe pyetini a kanë dëshmuar këto fëmijë 17 vjeçarë se janë sjellë me para nga deputet të PD në protesë. Kanë...
Burimi:
zeri.ai