Protesta e së shtunës/ Ushtria zbret me autoblinda dhe dronë, blindohen qytetet

Protesta e së shtunës/ Ushtria zbret me autoblinda dhe dronë, blindohen qytetet

Milano pritet të përballet të shtunën me një tjetër protestë, ndërsa autoritetet italiane kanë forcuar masat e sigurisë pas përplasjeve të dhunshme të ditëve të fundit. Në terren do të angazhohen forca të shumta policore, rreth 500 parashutistë të repartit Folgore, autoblinda dhe dronë. Autoritetet paralajmërojnë se grupe antagoniste dhe anarkiste mund të përpiqen të nxisin përplasje me policinë. Kryeministrja Giorgia Meloni ka kërkuar garantimin e rendit publik dhe ka paralajmëruar se përgjegjësit për dëmtimin e pronës do të paguajnë për dëmet. Inteligjenca italiane po heton dyshimet se dhuna mund të jetë nxitur përmes rrjeteve sociale dhe fletushkave të krijuara me inteligjencë artificiale. Deri tani nuk ka prova për përfshirje të huaj, ndërsa ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto ka paralajmëruar për rrezikun e një lufte...