Protesta e dhunshme, biznesi zbulon faturën e dëmeve nga sulmet, 80 subjekte të prekura!
Dhjetëra biznese kanë mbetur të dëmtuara për shkak të akteve të dhunshme nga protestat e kësaj jave në kryeqytet. Sipas informacioneve zyrtare të siguruara nga Tv Klan, administrata tatimore në terren dhe raportimi në portalin “dëmi im” në e-albania, janë raportuar 80 subjekte të dëmtuara. Vlera e dëmeve për subjekte të veçanta, nga ato 80 që kanë raportuar, arrin në shifrën e 12 mln lekëve të reja. Procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve vijon ende si në terren nga administrata Tatimore që po kryen verifikime përmes 10 ekipeve të posaçme, po ashtu edhe përmes raportimit tek e-albania. Në ditën e tretë të protestës, kryeministri Edi Rama prezantoi hapësirën për raportimin e dëmeve nga protestat. Përmes shërbimit elektronik “Dëmi im” në e-Albania, subjektet tregtare mund...
Burimi:
javanews.al