Protesta e 98-të në Tiranë, protestuesit: Të martën na keni para parlamentit, me vezë, domate dhe miell

Protesta e 98-të në Tiranë, protestuesit: Të martën na keni para parlamentit, me vezë, domate dhe miell

Protesta e 98-të është zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, me pjesëmarrësit që janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar në drejtim të Kryeministrisë. Gjatë marshimit, protestuesit kanë hedhur slogane kundër qeverisë, ndërsa tubimi ka vijuar përpara godinës së Kryeministrisë me fjalime dhe deklarata nga pjesëmarrësit. Në fjalën e tij, një prej protestuesve deklaroi se protestat do të vijojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm, duke paralajmëruar një prani më të madhe pranë Kuvendit gjatë seancave plenare. Ai njoftoi se protestuesit do të mblidhen të martën, në orën 17:00, pranë Parlamentit, në ditën kur pritet të zhvillohet seanca e parë plenare. “Ditën e martë, në orën 5 pasdite do jemi te Parlamenti, pasi fillon seanca e parë plenare”, deklaroi ai, duke kërkuar...