Protesta del jashtë kontrollit. Digjen Gjykata e Lartë dhe disa objekte. Shumë të plagosur. RENEA del në fushëbetejë…
Tirana i ngjan një situate lufte. Situata këtë mbrëmje është kritike dhe protesta ka dalë jashtë kontrollit. Prej disa orësh ka përplasje protestues-Polici te Kryeministria, dhe disa protestues kanë rënë në trotuar në gjendje të rëndë. Nga turma janë hedhur shishe molotov me lëndë djegëse drejt policisë. Ka policë në flakë ku njeri sa nuk u dogj plotësisht nga bomba molotov e hedhur nga protestues. Deri tani janë 132 policë të plagosur, sipas numrit një të Policisë së Shtetit. Policia ka nisur aksionin e vendosur kundër protestuesve duke përparuar me makina dhe duke bërë që protestuesit të zmbrapsen. Menjëherë pas avancimit policor, një person është plagosur dhe ka qëndruar i shtrirë në Bulevard. Ndihma e parë u dha nga përfaqësues të medias dhe po i...
Burimi:
kohajone.com