Protesta/ Arben Kola: Vlora Hyseni, na e fëlliqe emrin e qytetit! E ke kthyer SHISH-in në fole të UDB-së!

Protesta/ Arben Kola: Vlora Hyseni, na e fëlliqe emrin e qytetit! E ke kthyer SHISH-in në fole të UDB-së!

Aktivisti Arben Kola ka bërë thirrje për vijimin e hetimeve nga SPAK dhe BKH ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. “Duhet të inkurajojmë BKH-në dhe SPAK-un që të vijojnë me dorë të hekurt për të arrestuar sa më parë kryespiunen, shërbëtoren e Vuçiçit dhe Ramës, Vlora Hysenin”, u shpreh Kola. Ai theksoi se Vlora Hyseni është larguar nga detyra në Kosovë për shkak të lidhjeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, por u emërua në Shqipëri nga Edi Rama. “Ajo u përzgjodh e u dëbua nga detyra në Kosovë sepse i shërbente Vuçiçit, na e fëlliqi emrin e Vlorës! Vlora Hyseni e ka kthyer shërbimin sekret shqiptar në fole të UDB-së”, tha aktivisti. Arben Kola: Duhet të inkurajojmë BKH-në dhe SPAK-un që të vijojnë me dorë...