Proteina bimore mund të ndihmojë në rritjen e testosteronit tek burrat e moshuar
Ndërsa burrat thinjehen dhe fillon mosha e mesme, testosteroni bie më i ulët se në vitet e reja, duke ulur kështu forcën e muskujve dhe të kockave, si dhe dëshirën seksuale. Hormoni mund të pakësohet edhe tek burrat më të rinj, veçanërisht tek mbipesha që hanë ushqime të përpunuara ose ata që vuajnë nga stresi, gjë që mund të shkaktojë një tepricë të kortizolit, një hormon tjetër që nga ana tjetër mund të bllokojë prodhimin e testosteronit. Një dietë e pasur me proteina, por e ekuilibruar, është rekomanduar prej kohësh për të ndihmuar në rifitimin ose ruajtjen e niveleve të testosteronit, ose të paktën në zbutjen e efekteve të plakjes. Një ekip shkencëtarësh në Universitetin e Finlandës Lindore ka gjetur indikacione se proteinat me origjinë...
Burimi:
syri.net