Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Këshilli i Ministrave ka miratuar tri vendime të rëndësishme që lidhen me procesin e shpronësimit për interes publik të pronave private që preken nga projekte madhore infrastrukturore në Fier, Tiranë dhe në nyjën lidhëse të superstradës Tiranë–Durrës. Aktet e reja normative, të propozuara nga Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, përfshijnë ndryshime buxhetore, shtime të listave emërore të pronarëve dhe procedurat e likuidimit financiar. Rikonstruksioni i rrugës ‘Shën Gjergji’ – ‘Naun Kaçaku’ (Fier) Përmes Vendimit nr. 762, qeveria ka ndryshuar vendimin ekzistues nr. 94 (datë 12.2.2025) për projektin e rikonstruksionit të segmentit rrugor “Shën Gjergji” – “Naun Kaçaku” (ish-ura me shkallë – stacioni i Patosit) në Fier. Vlera totale e shpronësimit rritet nga 13,684,429 lekë në 13,979,684 lekë. Listës së shpronësimeve i shtohet pasuria nr. 19...