Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

Prokuroria çon në gjyq administratorin e “EURO-BETON 2005”, sekuestrohen 10 mln € pasuri (Emri)

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin italian Giovanni Telesco dhe kompaninë e tij “Euro Beton 2005”, të akuzuar për mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash. Hetimet disa mujore kanë zbuluar një skemë mashtrimi me furnizimet e lëndëve të para për prodhimin e betonit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro. Sipas Prokurorisë, biznesmeni italian siguronte lëndë të para nga kompani të ndryshme, duke u premtuar furnitorëve se do t’i paguante me para ose do t’u jepte apartamente në këmbim. Megjithatë, pasi merrte materialet, ai mohonte furnizimet e kryera dhe detyrimet financiare ndaj tyre. Lëndët e para përdoreshin për prodhimin e betonit, i cili më pas tregtohej nga kompania. Hetuesit dyshojnë se një pjesë...