“Prokurojmë së bashku për Shqipërinë Evropiane”, Ibrahimaj: Firmosëm marrëveshjen mes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe UNOPS
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe Zyra e UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën nënshkruan në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit “Prokurojmë së bashku për Shqipërinë Evropiane”, që synon forcimin e blerjeve strategjike, rritjen e eficencës dhe përmirësimin e mëtejshëm të proceseve të prokurimit publik në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga administratori i OBP-së, Jonaid Myzyri, dhe drejtorja e Zyrës së UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën, Sabine Kania. Në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë, morën pjesë ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe Koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Ingrid Macdonald. Në kuadër të marrëveshjes, UNOPS do të ofrojë mbështetje teknike për një periudhë gjashtëmujore, me fokus forcimin e kapaciteteve institucionale të OBP-së, përmirësimin e mekanizmave të brendshëm dhe përafrimin e praktikave...
Burimi:
kohajone.com