Projektligji i ri për kinemanë dhe audiovizualin, Qendra Kombëtare e Kinematografisë nuk do ndryshojë statusin
Projektligji i ri për kinematografinë dhe audiovizualin ishte në fokus të konferencës për shtyp të zhvilluar në Ministrinë e Kulturës, me pjesëmarrjen e zëvendësministres Lira Pipa dhe kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji. Mesazhi kryesor i përcjellë në këtë takim ishte se statusi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë nuk ndryshon, ndërsa diskutimi u përqendrua te kuadri i ri ligjor që synon të rregullojë zhvillimin e sektorit kinematografik dhe audiovizual në Shqipëri. “Statusi i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë nuk ndryshon nga ai që është aktualisht. Do të thotë se ka autonominë e vet, gjithmonë të bashkërenduar me ministrin dhe ministrinë përkatëse. Statusi mbetet i pandryshuar dhe është shumë e rëndësishme ta theksojmë këtë”, u shpreh Jonid Jorgji, kryetari të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. “Ne...
Burimi:
javanews.al