Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetarja e Komunës Preshevë, komuniteti sportiv dhe fëmijët vlerësojnë nismën e FSHF

Projekti për ndërtimin e 2 fushave në Luginën e Preshevës/ Kryetarja e Komunës Preshevë, komuniteti sportiv dhe fëmijët vlerësojnë nismën e FSHF

Projekti i Federatës së Futbollit për ndërtimin e dy fushave moderne në Luginën e Preshevës, një në Komunën e Preshevës dhe një në Komunën e Bujanocit, ka marrë mbështetjen e drejtuesve vendorë, trajnerëve dhe futbollistëve të rinj, të cilët e vlerësojnë këtë investim si një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e futbollit të moshave. Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e cilësoi projektin si një investim që sjell shpresë për të ardhmen dhe falënderoi Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, për mbështetjen e vazhdueshme. “Ka investime që ndërtojnë infrastrukturë, por ka edhe investime që ndërtojnë shpresë për të ardhmen. I tillë është edhe projekti i FSHF-së për ndërtimin e dy fushave në Luginën e Preshevës. E para në Zhunicë, në Komunën e Preshevës, aty ku...