Projekti i Bypass-it Vaqarr–Farkë, komisioni parlamentar zhvillon seancë dëgjimore me banorët e prekur
Në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, nën drejtimin e kryetares Anila Denaj, u zhvillua sot një seancë dëgjimore me përfaqësues të komunitetit që preket nga ndërtimi i Bypass-it Vaqarr–Farkë. Zhvillimi i këtij takimi erdhi pas kërkesës zyrtare të deputetit Redi Muçi, me qëllim adresimin institucional të shqetësimeve të ngritura nga qytetarët e zonës. Gjatë seancës, banorët patën mundësinë të paraqitnin problematikat kryesore që lidhen me zbatimin e këtij projekti infrastrukturor dhe ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në jetën e tyre të përditshme dhe në pronat përreth. Në diskutime u përfshinë edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore përgjegjëse për projektin, të cilët dëgjuan kërkesat e komunitetit dhe dhanë sqarimet përkatëse. “Kërkova zhvillimin e kësaj seance me qëllim që shqetësimet e banorëve të prekur...
Burimi:
javanews.al