Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve
Ministri i Financave, Petrit Malaj, po prezanton në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve projektbuxhetin e vitit 2027, në një mbledhje të bojkotuar nga Partia Demokratike. Ai theksoi se projektbuxheti reflekton prioritetet për periudhën 2027-2029 dhe angazhimin e qeverisë për një Shqipëri më sociale, zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësimin e standardit të jetesës, në kuadër të objektivit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030. “Qëllimi i qeverisë shqiptare është që jo vetëm vitin e ardhshëm por edhe në një periudhë afatmesme të garantojmë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, si dhe të vijojmë konsolidimin e parametrave makro-fiskalë. Hartimi i projekt-buxhetit 2027 është mbështetur në analiza të detajuara makro-ekonomike, në vlerësimet tona fiskale, dhe në parashikime të kujdesshme të të ardhurave dhe shpenzimeve. Ministria e Financave...
Burimi:
javanews.al