“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

“Progres në financa, 23% rritje për pagesat elektronike”, KE vlerëson Bankën e Shqipërisë

Në raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2026 konfirmohet përafrimi i plotë i standardeve evropiane për pavarësinë e bankës qendrore dhe ndalimin e financimit monetar të sektorit publik. Ky vlerësim dëshmon një hap thelbësor drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së në fushën e politikës monetare. “Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje në fushën e politikës ekonomike dhe monetare dhe ka shënuar përparim të mirë. Shqipëria miratoi një ligj të ri për Bankën e Shqipërisë, me qëllim përafrimin me acquis-in e BE-së. Legjislacioni është i përafruar me acquis-in e BE-së për sa i përket pavarësisë së bankës qendrore dhe ndalimit të financimit monetar të sektorit publik. Ligji për Bankën e Shqipërisë u miratua në tetor 2026”, thuhet në njoftimin e KE. Përveç këtij...