Profesori Lush Susaj: Plagët 114-vjeçare të Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët! Prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj!

Profesori Lush Susaj: Plagët 114-vjeçare të Shqipërisë do i shërojnë vetëm studentët! Prindër, dilni mbështesni fëmijët tuaj!

Profesori Lush Susaj foli për News24 nga protesta e ditës së sotme para Ministrisë së Arsimit. Ai e sheh si shpresëdhënëse për Shqipërinë revoltën tashmë 2-javore të studentëve. Susaj i bëri thirrje prindërve të mbështesin fëmijët e tyre, si dhe pedagogët të mos thyejnë bojkotin e mësimit. Lush Susaj: I ruajt Zoti studentët e Shqipërisë. Do kurojnë edhe plagët e Shqipërisë. Plagët 114-vjeçare e Shqipërisë së mjerë vetëm studentët do ia shërojnë. Studentët janë të pastër nuk kanë hëngër çorbën e prishur të sllavo komunizmit. Po nuk shpëtuam nga studentët nuk do shpëtojmë, se i kanë futur tmerrin shqiptarëve. Dilni prindër mbështesni studentë, dilni profesorë mos u bëni grevëthyes. Shkollat dhe universitetet ky sistem i ndyrë i ka kthyer në shpella. Dilni të përmbysni sistemin....