Prodhuesit kundër paketës fiskale të Ramës: Rënia e fortë e euros ka goditur eksportuesit

Prodhuesit kundër paketës fiskale të Ramës: Rënia e fortë e euros ka goditur eksportuesit

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshtoi ndryshimet e propozuara në paketën fiskale, duke paralajmëruar rritje të kostove për bizneset, dobësim të konkurrueshmërisë dhe rrezikun e përshpejtimit të deindustrializimit të ekonomisë që ka nisur tashmë prej disa vitesh. Përfaqësuesit e prodhuesve paralajmëruan gjithashtu se ndryshimi i tatimit mbi dividendin mund të krijojë ngërç në shpërndarjen e fitimeve të akumuluara ndër vite. Gjatë diskutimeve me grupet e interesit në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Arben Shkodra, përfaqësues i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, kritikoi mungesën e konsultimit me biznesin dhe kërkoi rishikimin e disa masave të paketës, veçanërisht ndryshimeve në TVSH dhe listës së produkteve ushqimore që do të përfitojnë normën e reduktuar prej 6%. “Ka munguar dialogu për këtë paketë fiskale dhe nuk është respektuar procesi i...