Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

Procesi ndaj Thaçit në Hagë, ambasadori kroat: Të shikohet në kuadrin juridik

Ambasadori i Kroacisë në vendin tonë, Zlatko Kramarić i cili ka qenë edhe ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë, nga Korça ka folur edhe mbi procesin gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në Hagë. Sipas ambasadorit, interesi ndërkombëtar i Kosovës e do që ky proces të shikohet vetëm në kuadrin juridik. “Unë kam qenë ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovë dhe në atë kohë zoti Hashim Thaçi ishte kryeministër. Kam pasur mundësinë të bashkëpunoja me të dhe, pikërisht për këtë arsye, e njoh nga ajo periudhë. Megjithatë, vendimet gjyqësore duhet të respektohen, sado të dhimbshme të jenë. Kjo është një nga bazat e shtetit të së drejtës. Në të njëjtën kohë, mendoj se është e rëndësishme të bëjmë një dallim të qartë...