Pritën Ramën pas takimit në Vlorë, policia shoqëron Baki Goxhajn dhe 3 persona
Baki Goxhaj, së bashku me disa persona të tjerë, është shoqëruar nga policia teksa ndodhej pranë Pallatit të Kulturës në Vlorë, ku kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me strukturat e Partisë Socialiste. Goxhaj dhe personat e tjerë kishin qëndruar në zonë me synimin për të protestuar pas përfundimit të takimit të kryeministrit. Baki Goxhaj është një prej organizatorëve të protestës që prej më shumë se 100 ditësh zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Eriselda Goxhaj, ka reaguar ndaj shoqërimit, duke kundërshtuar veprimin e policisë dhe dërgimin e bashkëshortit të saj në komisariat. Baki Goxhaj dhe tre personat e tjerë janë shoqëruar nga policia para përfundimit të takimit të kryeministrit në Vlorë.
Burimi:
kohajone.com