“Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” shfaqet në Aarau të Zvicrës

“Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” shfaqet në Aarau të Zvicrës

Shfaqja “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” e Qendrës Multimedia do të prezantohet më 30 dhe 31 tetor 2026, në orën 20:00, në teatrin Bühne Aarau, në qytetin Aarau të Zvicrës. E shkruar nga Jeton Neziraj dhe me regji të Blerta Nezirajt, shfaqja sjell në skenë një histori të lidhur ngushtë me Prishtinën dhe transformimin e saj pas luftës. Në role interpretojnë Adrian Morina, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi, Verona Koxha dhe Afrim Muçaj. Pikënisje e veprës është një histori krimi e ndodhur 25 vjet më parë, në Prishtinën e sapoçliruar, e cila në atë periudhë administrohej nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Në qendër të saj është arkitekti dhe planifikuesi hapësinor Rexhep Luci, i cili përpiqej të vendoste rregull dhe kontroll urbanistik...