Prishtina ndan 100 mijë euro për shfaqje të reja teatrore në “Dodona”

Prishtina ndan 100 mijë euro për shfaqje të reja teatrore në “Dodona”

Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës ka shpallur thirrje publike për mbështetje financiare të projektpropozimeve për prodhimin e shfaqjeve të reja teatrore, të cilat do të bëhen pjesë e repertorit të Teatrit të Qytetit të Prishtinës “Dodona”. Fondi i përgjithshëm i dedikuar për këtë thirrje është 100 mijë euro, ndërsa mbështetja maksimale për një projekt arrin në 19 mijë euro. Thirrja përfshin tri kategori: komedi për skenën e mbrëmjes, dramë për skenën e mbrëmjes dhe shfaqje për fëmijë. Përmes kësaj nisme synohet pasurimi i repertorit të teatrit me produksione të reja dhe krijimi i mundësive për artistët që të realizojnë projekte teatrore. Për të aplikuar janë të ftuara organizatat joqeveritare dhe individët që plotësojnë kriteret e përcaktuara në dokumentacionin zyrtar të thirrjes. Afati i...