PRISHTINA 2030: Test pjekurie shtetërore, jo improvizimesh
Autor: Ernest Ferizi, Arkitekt Më pak se katër vjet na ndajnë nga Lojërat Mesdhetare 2030. Në politikë, katër vjet mund të duken si një horizont i largët. Në planifikim, projektim dhe ndërtim, ato janë një afat alarmues. Në fakt, për shumë prej projekteve që duhet të realizohen, koha për të vepruar nuk është sot. Ka qenë dje. Historia e ngjarjeve sportive ndërkombëtare na mëson një rregull të thjeshtë: afatet nuk negociohen me optimizëm politik. Ato respektohen me punë. Volosi dhe Larisa në Greqi e humbën organizimin e Lojërave Mesdhetare 2013 sepse nuk arritën të përmbushnin obligimet organizative dhe financiare. Lojërat u transferuan në Mersin të Turqisë. Askush nuk priti që problemet të zgjidheshin. Askush nuk dha afat shtesë. Kosova nuk duhet ta trajtojë Prishtina 2030...
Burimi:
kultplus.com