“Princi i Vogël”, ideali për një botë humane
I cilësuar si një libër për fëmijë dhe të rritur, ky tregim filozofik për botën moderne mund të jetë libri më i dashur në botë. “Princi i vogël” i Antoine de Saint-Exupery-së e shikon botën përmes syve të një fëmije, por konkluzionet e tij i formulon me fjalët e një të urti. “Është fare e thjeshtë: vetëm zemra sheh mirë. Thelbi për sytë është i padukshëm” ose: “Është koha që ti ke humbur për trëndafilin tënd, ajo që e bën atë kaq të rëndësishëm”, Janë vetëm dy nga thëniet e famshme të djaloshit të vogël leshverdhë, që vinte nga Asteroidi B612. Në tregimin e tij përrallor “Princi i vogël”, i cili u botua për herë të parë më 6 prill 1943 në Nju Jork në anglisht dhe frëngjisht,...
Burimi:
kultplus.com