Prestigjozja Politico krahason kryebashkiakun e Tiranës me Bolsonaron e Brazilit dhe Imran Khan-in e Pakistanit

Prestigjozja Politico krahason kryebashkiakun e Tiranës me Bolsonaron e Brazilit dhe Imran Khan-in e Pakistanit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shkaktuar bujë me një premtim me video për dreka falas në shkolla për të gjithë fëmijët e kryeqytetit. Por, ka vetëm një problem: Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgim, dhe figura me kostum blu që bën njoftimin e përzemërt është e gjeneruar nga inteligjencë artificiale.Në një postim në Instagram në profilin e tij zyrtar, të etiketuar si të gjeneruar nga IA, shëmbëllimi në video i 46-vjeçarit shfaqet përpara flamurit shqiptar dhe atij të bashkisë, duke renditur arritjet e tij në detyrë dhe duke përsëritur premtimin për dreka falas në shkolla për fëmijët e qytetit.“Kam marrë edhe një angazhim tjetër që nuk do ta harroj kurrë: ushqimin në shkolla”, thotë kloni i Veliajt. “Do ta mbaj këtë premtim edhe...