Presidentja Shiroka Pula vlerëson filmin “DUA” dhe përgëzon Blerta Bashollin për suksesin ndërkombëtar

Presidentja Shiroka Pula vlerëson filmin “DUA” dhe përgëzon Blerta Bashollin për suksesin ndërkombëtar

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vlerësuar filmin “DUA”, me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, duke theksuar rëndësinë e tij në ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e përvojës së Kosovës te brezat e rinj. Presidentja mori pjesë mbrëmjen e së enjtes në shfaqjen e filmit në kinemanë Cineplexx, aktivitet i organizuar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Filmi trajton luftën në Kosovë përmes përvojave dhe botës emocionale të të rinjve, një qasje që, sipas presidentes, i jep rëndësi të veçantë mënyrës se si historia përcillet te publiku. “Filmat si ky kanë rol jashtëzakonisht të madh në ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e të vërtetës sonë, sikurse edhe në përcjelljen e përvojës së Kosovës te brezat e rinj dhe...