Presidentja Shiroka Pula takon tri akademike, diskutohet roli i grave në shkencë dhe arsim
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim akademiket Myzafere Limani, Gjyljeta Mushkolaj dhe Zake Prelvukaj. Gjatë takimit u diskutua për rolin e akademisë në zhvillimin e shtetit, rëndësinë e arsimit të lartë, avancimin e shkencës, si dhe kontributin e grave në jetën akademike dhe publike. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi angazhimin dhe kontributin e tri akademikeve në fushat e tyre përkatëse, duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe ekspertizës së tyre në zhvillimin e arsimit, shkencës dhe shoqërisë në Kosovë. Ajo nënvizoi gjithashtu nevojën për shfrytëzimin e njohurive dhe përvojës akademike në adresimin e sfidave dhe në avancimin e mëtejshëm të shtetit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com