Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, diskuton për mbrojtjen e grave nga dhuna

Presidentja Shiroka-Pula takon përfaqësueset e strehimoreve, diskuton për mbrojtjen e grave nga dhuna

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim përfaqësueset e strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për sfidat me të cilat përballen këto institucione dhe nevojën për forcimin e mbështetjes për gratë që përjetojnë dhunë. Gjatë takimit, presidentja vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve në mbrojtjen e grave, garantimin e sigurisë së tyre dhe mbështetjen për riintegrim në shoqëri. Ajo theksoi se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, duke nënvizuar se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë. Në fokus të diskutimit ishin edhe nevojat konkrete të strehimoreve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet, me qëllim që shërbimet për gratë që...