Presidentja Shiroka Pula priti në takim drejtorin e lartë të IRI-t për Evropën dhe Euroazinë, Stephen B. Nix
11 November, 2026 - 13:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin e lartë për Evropë dhe Euroazi në Institutin Republikan Ndërkombëtar (IRI), Stephen B. Nix, me të cilin diskutoi për zhvillimin demokratik të Kosovës dhe bashkëpunimin shumëvjeçar me këtë institut. Presidentja Shiroka Pula vlerësoi kontributin e IRI-së në avancimin e demokracisë dhe forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë, veçanërisht në mbështetjen për partitë politike, përmirësimin e organizimit të tyre dhe zhvillimin e komunikimit me qytetarët. Ajo çmoi gjithashtu bashkëpunimin me Kuvendin dhe angazhimin për fuqizimin e grave në politikë dhe në vendimmarrje. Duke folur për zhvillimet në vend, Presidentja theksoi se konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale, respektim të ndarjes së pushteteve, pavarësi të gjyqësorit dhe përgjegjësi institucionale. Ajo...
Burimi:
kultplus.com