Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga katër presidentë për zgjedhjen në detyrë

Presidentja Shiroka-Pula pranon urime nga katër presidentë për zgjedhjen në detyrë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime për zgjedhjen në detyrë nga presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.Presidenti finlandez, Alexander Stubb, i ka uruar Shiroka-Pulës sukses në ushtrimin e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në mbështetje të paqes, stabilitetit, demokracisë dhe integrimit evropian.Në telegramin e saj, presidentja sllovene, Nataša Pirc Musar, ka shprehur besimin se marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të vazhdojnë të forcohen. Ajo ka riafirmuar mbështetjen e Sllovenisë për avancimin e demokracisë, bashkëpunimin rajonal, forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit Brdo-Brijuni.Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj,...