No Image Available

Presidentja e re merr detyrën, Kurti: Lajmi më i gëzuar i tetorit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duke vënë theksin te vijimi i punës së institucioneve dhe ruajtja e stabilitetit institucional. Kurti tha se institucionet kanë përpara një sërë projektesh dhe angazhimesh, përfshirë iniciativa që kanë nisur më herët dhe të tjera që pritet të fillojnë në vijim. “Tani kemi shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta, edhe aso që kanë nisur më herët, edhe aso që i fillojmë tani”, deklaroi Kurti. Ai e cilësoi zgjedhjen e Shiroka-Pulës në krye të shtetit si një zhvillim të rëndësishëm për Kosovën. “Kemi Presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar, jo vetëm i muajit tetor”, u shpreh...