Presidentja e re e Kosovës, bijë shkodrane dhe nuse Peje
Nga Aleksandër Çipa Urime dhe mandat të sukseshëm, ju uroj Presidente Justina Shiroka-Pula! Zgjedhja juaj me shumicë votash si Presidente, në Kuvendin e Kosovës, nuk është thjesht një triumf zgjidhjeje mbi një krizë të mundshme dhe të pakuptimtë politike, por është një zgjedhje e mençur dhe me kumt të fuqishëm kombëtar. Kandidatura juaj e selektuar nga bota akademike shqiptare dhe veçanërisht, duke pasuruar kontributin e zonjave në presidencën e shtetit më të ri shqiptar, përbën vlerën reale dhe të adhurueshme të qytetërimit europianist shqiptar. Zgjedhja e bijës shkodrane të familjes Shiroka, si presidente e re e Kosovës, e bën edhe më shprehës, edhe më optimist doktrinën natyrale të gjithëshqiptarisë dhe të bashkimit tonë pa çertifikata apo lejedhënie të huajsh. Bija e lindur në Prishtinë, nusja...
Burimi:
kohajone.com