Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Groenlandë për të rikonfirmuar mbështetjen e BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Groenlandë për të rikonfirmuar mbështetjen e BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërriti sot në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, në një vizitë dyditore që synon të rikonfirmojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për territorin autonom danez, disa muaj pas krizës së shkaktuar nga ambiciet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit arktik. Gjatë vizitës së saj, Von der Leyen pritet të zhvillojë takime me drejtuesit e Groenlandës dhe kryeministren daneze, ndërsa në agjendë është edhe nënshkrimi i një deklarate të përbashkët mes BE-së dhe Groenlandës. “Ne jemi një familje”, deklaroi Von der Leyen pas mbërritjes në Nuuk, duke përcjellë mesazhin se Groenlanda duhet të forcojë lidhjet e saj me Evropën. “Çfarëdo që ndodh në Arktik ndikon drejtpërdrejt në pjesën tjetër të Evropës dhe një partneritet i...