PRESIDENTI TRYEZE PER ZGJEDHJET VENDORE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvillon sot konsultimet me përfaqësuesit e partive parlamentare dhe grupeve parlamentare për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme vendore, që do të mbahen në vitin 2027. Procesi i konsultimeve vjen në kuadër të procedurës për caktimin e datës së zgjedhjeve, të cilat pritet të zhvillohen në periudhën 15 prill–15 maj 2027. Pas takimeve me përfaqësuesit e forcave politike, kreu i shtetit pritet të shpallë datën zyrtare të zgjedhjeve brenda 9 nëntorit. Partia Socialiste ka konfirmuar më herët pjesëmarrjen në konsultimet e thirrura nga Presidenti. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se konsultimi me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve është një procedurë e ndjekur nga çdo President i Republikës. Ai kritikoi gjithashtu vendimin...
Burimi:
ntv.al