Presidenti Duka drejton mbledhjen e Komitetit të Medias të UEFA-s në Lituani
Komiteti i Medias i UEFA-s zhvilloi mbledhjen e radhës në Kaunas, në selinë e Federatës Lituaneze të Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kryetarit të Komitetit të Medias të UEFA-s, Armand Duka. Takimi mblodhi anëtarët e Komitetit për të diskutuar mbi prioritetet e komunikimit të UEFA-s dhe mënyrat për të forcuar më tej imazhin, reputacionin dhe lidhjen e futbollit europian me tifozët dhe shoqërinë. Në fokus të diskutimeve ishte rëndësia e një komunikimi strategjik, të unifikuar dhe bashkëkohor, në një mjedis mediatik që po ndryshon me ritme të shpejta. Anëtarët e Komitetit trajtuan çështje që lidhen me ndërtimin e një narrative të përbashkët për futbollin europian, forcimin e kapaciteteve të ekipeve të komunikimit dhe përshtatjen e strategjive të UEFA-s me...
Burimi:
sportekspres.com