Presidenti, Abdixhiku: 6 deputetë të LDK janë kundër kanditaturës së Bekim Sejdiut
Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë dalë kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për postin e presidentit, emër që u dakordësua me Lëvizjen Vetëvendosje për t’i dhënë fund krizës në vend. Kjo u bë me dije nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, i cili theksoi se vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja. “Me keqardhje të madhe për popullin e Kosovës dhe fatin e Republikës, gjashtë deputetë të LDK kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e LDK-së, konkretisht Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Armend Zemaj, Kujtim Shala dhe Janina Ymeri, kanë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e propozuar”, tha Abdixhiku në një konferencë për media, duke shtuar se me këtë po i bëjnë dëm...
Burimi:
vizionplus.tv